Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një person ka rënë nga ndërtesa ku po punonte.
Bëhet me dije se një 59-vjeçar, Reshit Laraku ka qenë duke punuar, kur ka rënë nga lartësia. Mësohet se personi në fjalë ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me helikopter drejtë spitalit të Traumës, për mjekim të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe aksidentit.