Polici rrëfen momentin kur pa skenën e vdekjes së 20-vjeçares në Greqi: Një pjesë e zemrës time..

Momente dramatike janë ato të jetuara nga oficeri i policisë greke, Christos Vardikos, dhe kolegët e tij, që nga çasti kur morën një sinjal deri në momentin kur u përballën me skenën e krimit të tmerrshëm në Glyka Nera, ku humbi jetën 20-vjeçarja Caroline.

Së fundmi Vardikos ka treguar për mediat greke mënyrën si ai e përjetoi krimin që i tronditi të gjithë.

“Kur pashë fëmijën, u dërmova emocionalisht. Pa marrë parasysh sa kohë kalon një pjesë e zemrës time ka mbetur në atë dhomë”, tha ai.

Vardikos tregon sekondat dramatike nga momenti kur morën sinjalin, u futën në shtëpi dhe panë qenin e familjes të varur në parmakun e shkallëve.

Ai më pas përshkruan se si e gjetën Carolinen të vdekur në shtrat, me vajzën 11-muajshe pranë saj dhe burrin e saj të lidhur në dysheme.

Më tej shton se e ka mbajtur fëmijën për gjysmë ore dhe më pas u futën në makinë për t’u ngrohur derisa në momentin që vajza iu dorëzua gjyshërve.