Policia i mbyll biznesin/ Agron Shehaj publikon VIDEO-n dhe ka një mesazh për Ramën: Kryeministri duhet ta ketë të qartë…

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër goditje nga policia drejtuar biznesit të tij. Sipas Shehajt, kjo është hera e katërt që policia kryen veprime të kundraligjshme duke mësyrë në bizneset e tij pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate. ‘Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë: 

Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit. Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1194640811180330