Prokuroria e Posaçme ka dhënë masën “arrest burg” për 9 personat, në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë në Tiranë.
Bëhet me dije se GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi, Arben Sufa, Sokol Xhura dhe Akil Kulla.
Masa arrest me burg në mungesë është dhënë për Sokol Xhura dhe Akil Kulla, të cilët janë shpallur në këkrim.
Në sajë të këtij operacioni policia dhe SPAK goditën 18 baza armatimesh dhe sekuestruan një arsenal të sofistikuar armësh. Gjithashtu në sajë të këtij operacioni u zbardhën edhe tre ngjarje kriminale.