Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. I mituri pozonte me armë zjarri në rrjetet sociale. Adoleshenti me inicialet K.S i janë sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov si dhe një thikë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.