Dibala kishte një marrëveshje fillestare me Interin për një rrogë prej 6 milionë eurosh neto dhe katër vite kontratë.
Këtu nuk janë llogaritur bonuset në rast suksesesh për Interin në kampionat e Champions, dhe gjithashtu nuk janë llogaritur as bonuset për agjentin.
Gjërat kanë ndryshuar së fundmi sepse Marota është fokusuar totalisht te çështja “Lukaku”.
Drejtuesit e Interit i kishin kërkuar së fundmi argjentinasit që të ulë pak pretendimet së bashku me agjentin e atij, por kjo nuk është mirëpritur nga futbollisti.
Megjithatë, Interi është vënë në dijeni edhe të ndërhyrjes së Milanit dhe i ka kërkuar Dibalës dhe menaxherit të tij që të bëjnë pak durim.
Sapo Marota të ketë sistemuar Xhekon dhe Korrean diku tjetër, atëherë mund të ulen sërish në bisedime dhe ta mbyllin marrëveshjen. Deri tani çështja është pezull dhe pritet se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.