Premtimi i shkelur i Calavera/ “Vettingut (s)do t’i shkoj deri në fund”

Në shkurt të 2017, atëherë kur sapo kishte nisur reforma në drejtesi,  shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Genoveva Ruiz Calavera, dha premtimin hipokrit ku theksoi se do t’i shkonte deri në fund procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.

Genoveva Ruiz Calavera u shpreh e sigurt në vetvete për faktin se do ishte prezente në Shqipëri për ta çuar deri në fund reformën. Ama nuk ndodhi ashtu. U largua në mes të rrugëtimit sikur kishte ndonje të vërtetë për të fshehur. Premtimet e saj dolën bosh edhe pse betohej për transparencë.

ONM do kryejë detyrat e saj në mënyrë transparente. Do shqyrtohen kandidaturat për komisionin e Vetting-ut. ONM do të krijojë grup monitorimi afatgjatë. Pra më lejoni që të theksoj qartë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol monitorues, por ai nuk merr vendime ekzekutive. Vetting-u është procesi jetik për t’i hapur dyert Shqipërisë në çeljen e negociatave për anëtarësim. Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit. Nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë”, thoshte dikur Calavera.

Ama fjalët mbeten fjalë dhe vetëm pak ditë më parë la në mes “misionin” e saj të humbur duke treguar edhe një herë dështimin e parashikuar dhe gjithashtu duke lënë pas një reformë të dështuar.