Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Alberto Spiro.
Nga relatimi i Etleda Çiftjes, pjesë e trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Pamela Qirko, u tha se Spiro kishte probleme me kriterin e pasurisë.
Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.
Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.