Proçedohet penalisht Av. Idajet Beqiri , për fyerje dhe pengesë të gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Idajet Beqiri ushtron detyrën e avokatit me seli në Tiranë , dhe aktivitet në të gjith Republikën e Shqipërisë
Nga burime të sigurta Av. Idajet Beqiri ,është nën hetim për veprën penale të fyerje dhe kundërshtim të Gjykatës , pasi është bërë pengesë për mbarvajtjen e një procesi Gjyqësor në Gjykatën Gjirokastër
Kallzimi është bërë nga Kryetari i Gjykatës Gjirokastër, dhe është në hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Sipas kallzimit Av. Idajet Beqiri ka kaluar caqet e etikës së Avokatit dhe ka fyer dhe kundërshtuar Gjyqtarët e kësaj gjykate, me qëllim ndërprerjen e Procesit Gjyqësor.
Nëse kallzimi rezulton i vërtet Av. Idajet Beqiri rrezikon 7 vjet burg , ky dënim është parashikuar në nenin 316 I Kodit Penal që citon qartë se , Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.
Nuk është hera e parë që Av. Idajet Beqiri procedohet penalisht.