Deputeti socialist Fatmir Xhafaj në një emission televiziv ka komentuar reformën në Drejtësi duke thënë se është një proces i gjatë dhe i arrirë. Kur u pyet lidhur me shkarkimin e Prokurorit Bledar Maksuti nga ana e KPK edhe pse nuk kishin gjetur asnjë shkelje gjatë vlerësimit të aftësive profesionale apo kontrollit të figurës, madje as tek pasuria e tij personale deputeti dha përgjigjen iracionale të mundshme.
Ish kreu i Komisioni të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ka pranuar se trupa e gjykimit mund të ketë bërë gabim për rastin në fjalë, por edhe për raste të tjera. Megjithatë sipas tij kjo nuk do të thotë se procesi i vettingut ka dështuar. Por cfarë do të thotë atëherë? A mund të tolerohen gabime të tilla kur ata që digjen janë njerëz të ndershëm që I kanë përkushtuar jetën drejtësisë shqiptare. Këtyre njerëzve nuk u shkatërrohet vetëm puna dhëe profesioni, por edhe jeta.
Si mund të vijë një reagim I tillë, aspak professional lidhur me një prokuror që shkakrohet haptazi pa të drejtë për shkak të pasurisë së të atit të ndjerë.
Harroi Xhafaj dhe KPK se ishte Bledar Maksuti prokurori që zbuloi në kohë rekord vrasësit e Behar Sofisë një muaj më parë, e cila u krye në mes të kryeqytetit.