Punë jo gjumë/ Bashkia Memaliaj, vendi që di të kujdeset për qytetarët e saj

Situata problematike e shkaktuar për shkak të Covid-19 trazoi rrjedhshmërinë normale të jetës. Aktualisht domosdoshmëri për të mbajtur sa më larg virusin është pastëritia, higjena dhe normalisht dezifektimi në formë periodike.

Janë të shumta Bashkitë që propagandojnë rregull me masa strikte ama realiteti qëndron shumë ndryshe. Të pakta janë Bashkitë që dinë të kujdesen për qytetarët e tyre dhe  për mirëmbajtjen e ambjenteve qofshin ato arsimore apo institucionale. Duke qenë se në këto vende fluksi dhe probabiliteti për përhapjen e virusit është relativisht i lartë.

Nuk mund të lëmë pa përmendur Bashkinë Memaliaj që edhe këtë fundjavë ishte në çdo njësi administrative, për të dezinfektuar të gjitha ambjentet arsimore.

Një Bashki model që është kujdesur në mënyrë konstante për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe shëndetin e fëmijëve.

Për më tepër Bashkia Memaliaj ka bërë vazhdimisht apel për respektimin e masave antiCovid si kusht i domosdoshëm në këtë situatë pandemie.

Bashkia Memaliaj ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës dhe në Rrethin e Tepelenës. Bashkia Memaliaj përbëhet nga 53 fshatra, Ndërkohë kryetar i bashkisë është z.Gjolek Guci.