Qëllohet me thikë 24-vjeçari në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (Emri)

Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë natës në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në Shengin, ku në rrethana të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi Markelian Pepa.

Menjehërë Pepa u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku dhe po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët, ndërkohë efektivët e Policisë kanë shoqëruar në komisariat disa persona.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.