Një shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Greqi, pasi akuzohet për një incident të rëndë të ndodhur gushtin e kaluar në plazhin e Paxos.
Incidenti i rëndë ndodhi gushtin e vitit të kaluar në plazhin e Paxos dhe ditën e djeshme Gjykata e Igumenicës mori vendimin me 9 vite heqje lirie për vrasje në tentativë për shtetasin shqiptar.
Oficeri i policisë në atë kohë ishte duke ecur në plazhin e Paxos dhe ishte jashtë detyrës, nën shoqërinë e dy kolegeve të tij. Por, papritmar një fermer shqiptar, 50 vjeç, i preu rrugën dhe e qëlloi në kokë me një shufër hekuri.