Qendër e përbashkët në Kakavijë për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe trafiqeve të drogës, marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë

Palët kanë rënë dakord për të pasur një qendër të përbashkët ku do të punojnë së bashku shqiptarë dhe grekë, ndërsa qendra do të vendoset në kufirin territorial të Greqisë.

KAKAVIJË– Greqia dhe Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët për të parandaluar fluksin e emigrantëve dhe trafiqeve të drogës apo mallrave të paligjshëm në kufi.

Palët kanë rënë dakord për të pasur një qendër të përbashkët ku do të punojnë së bashku shqiptarë dhe grekë, ndërsa qendra do të vendoset në kufirin territorial të Greqisë. Kjo qendër pritet të vihet në testim për rreth një muaj dhe tashmë përveç Frontex do të ketë kontrolle të shtuara në kufi nga të dy palët, si ato greke edhe ato shqiptare.

Në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe me përjashtim të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, Autoritetet do të bashkëpunojnë për:

– Vlerësim dhe analizë të përbashkët, bazuar në të dhënat dhe informacionin në dispozicion, me qëllim kryerjen e analizës së riskut;
– Asistencë dhe koordinim të veprimtarive
– Bashkëpunim me qendrat e tjera për bashkëpunim policor dhe doganor.

Shkëmbimi i informacionit do të bëhet në fushat e:

– Migracionit të paligjshëm, kontrabandimit të emigrantëve dhe refugjatëve/trafikimi i qenieve njerëzore dhe veprimtaritë e paligjshme që lidhen me to;

– Ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj;

– Krimet dhe shkeljeve që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, kartave të identitetit, vizave dhe lejeve të qëndrimit, duke përfshirë modelet e dokumenteve të përdorura për kryerjen e veprimtarive ilegale;

– Krime dhe shkelje që lidhen me kultivimin e paligjshëm, prodhimin, eksportin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike apo armëve,

– Krimeve dhe shkeljeve që kanë në lidhje me mjetet motorike, si dhe shkelje e paligjshmëri të tjer ndërkufitare.