Qyno: Shoferi bëri 2 rrugë atë ditë, ka dyshime se si u fut kokaina brenda në banane

Gazetari, Elton Qyno u shpreh se lidhur me kapjen e 119 kg kokainë në kontejnerin e një kompanie bananeje, hetimet janë të hapura.

Ai tha se ka pikëpyetje se si përfundoi në pakot me banane kokaina, pasi ato ngarkohen në Ekuador për të ardhur në vendin tonë.

Qyno shtoi se skaneri në Portin e Durrësit nuk ka mundur që ta kapë drogën, duke shtuar se ajo është kapur kur është afruar drejt kompanisë së bananeve.

QynoHetimet për këtë çështje janë të hapura, sepse ka pas ditë si operacion. Dihet se kush është kompania pritëse, ajo Bana King, apo Ziko Kompani që janë në hetim nga policia. Ka një sërë pikëpyetjes që fillojnë nga nisma e lëndës narkotike. Kokaina është gjendur në kutitë e bananeve dhe ngrihet dyshim se si është futur droga aty dhe për këtë gjë lindin dyshime se si është futur ajo te bananet. Një pjesë e këtyre të kutive janë vjedhur në Itali dhe më pas vijnë në Shqipëri, ku kalojnë në Portin e Durrësit ku nuk është gjendur asnjë pako kokainë.