“Qytetarët do shprehin mllefet e tyre”- Berisha tregon skenarin e 12 nëntorit: Do jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë vendi

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e 12 nëntorit do të jetë më e madhja që ka njohur ndonjëherë vendit.

Jashtë parlamentit, para gazetarëve, kreu i PD theksoi se qytetarët do të shprehin mllefet dhe urrejtjet që kanë ndaj qeverisë.

Sipas tij, kjo qeveri dhe ky regjim e ka bërë vendin për qytetarët të pajtueshëm.

“Fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët në datën 12 nëntor, që do të jetë revolta popullore e  shqiptare kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë, qytetarët do të shprehin mllefet dhe urrejtjet e tyre ndaj një regjimi që ja ka bërë  vendin në të pajtueshëm. Ja ka tjetërsuar flamur atdhe dhe çdo gjë”, theksoi Berisha.