Mediat kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes tek Pallati me Shigjeta, aty ku humbi jetën e reja Klaudia Pajo, e cila ra nga pallati.
Policia tha se e ndjera ishte rreth 35 vjeçe, por fqinjët thonë se ishte më e re, rreth 27-28. Vajza nga Kuçova që punonte në Spitalin Ushtarak hipi në taracën e Pallatit me Shigjeta dhe u hodh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Banorët thanë për Faxnews se e reja nuk banonte aty, por te pallati ngjitur dhe se vuante nga depresioni. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.