“Rama do shkojë në…”/ Avokati Spartak Ngjela zbardh lëvizjen e kryeministrit

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatat e fundit të krijuara në parlament, ku opozita ka bllokuar foltoren, por edhe “heshtjen” e kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal.

Në një intervistë për Panorama TV, Ngjela deklaroi se axhenda e kryeministrit është e ngjeshur, ndaj dhe ai ka gjetur momentin e duhur për të shkuar në Parlament dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës.

Por, vijon avokati, Rama do të shkojë në Parlament dhe do tallet me opozitën. Ndërsa për bllokimin e foltores, Ngjela u shpreh se asnjë forcë politike s’mund të bllokojë punën e Parlamentit.

Sipas tij, mazhoranca duhet të kishte përjashtuar më shumë deputetë të PD-së nga salla.

Ngjela: Ajo që vura re sot, kuptohet që Saliu është i trembur. Doli kundër ekstremistëve atje që donin forcë. Ai ishte i trembur. Ai foli me gjuhën e forcës, e kanë kërcënuar dhe është kthyer në paqe. Revolucion paqësor, janë revolucionet e traditave të artit abstrakt.

Pyetje: Nuk do arrijë asgjë me protesta?

Ngjela: Ai tha që unë do t’i shkoj deri në Surrel. Pse nuk i bëri? Do bëjë kryengritje tha. U tërhoq pastaj. U tërhoq nga kërcënimi i të mëdhenjve. Ai ka të drejtën e tij se është nën akuzë, është non-grata. E kam thënë dhe herë tjetër, në çështjen e hetimit, e kemi shumë të veçantë dëshpërimin. Dy janë pikat që të përjashtojnë nga përgjegjësia penale, euforia patologjike dhe dëshpërimi. Këto të dy të çojnë nëpër zgjidhje ekstreme që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Ky dallon se është i dëshpëruar. Unë e paralajmërova që në fillim që të shkojë të bëjë gjyq në SHBA. Ai e bëri në Francë.

Ligji i non-gratës në SHBA. Non-grata është akt administrativ dhe mund ta çosh në gjykatë administrative. Por duhet bërë brenda afatit, ai nuk e bëri. Berisha shkoi në Francë, por Franca u tall me të. Çështja e tij është e rëndë në Amerikë, s’dihet ku do shkojë. Atë e kishte për korrupsion të lartë. Ata e dinë, ky thotë nxirrni prova. Ky nuk e zgjidhi dot juridikisht çështjen në Uashington. Pse nuk e bëri gjyqin në Uashington? Sepse do ishte publike. Nuk donte ta bënte publike. Duhet ta kishte atakuar me avokatë të mëdhenj.

Pyetje: Por Rama a është i trembur se nuk ka shkaur në Parlament?

Ngjela: Rama sot e pranoi, dha dhe datën kur do shkojë në interpelancë. Nuk prisni dot deri në 2 mars ju? Se si e ka punën kryeministri shqiptar në lidhje me shtetin. Fakti që ky tha se në dy mars do të shkojë, atëherë le të presim. Në interpelancë do tallet me ata. Ta them unë.

Pyetje: A është i detyuruar të shkojë?

Ngjela: Jo i detyruar nuk është. Dje hoqi dorë nga delegimi i kësaj çështje, dhe vendosi të shkojë vetë. E dini ju që Shqipëria është aleat i ngushtë i Uashingtonit? Kryeministrin ata e përdorin nga mënyra më normale për politikë. Nuk dimë nëse ka pasur hapësirë ose jo. Ka pasur një problem të brendshëm. Ku qëndron ky konflikt i brendshëm, do e shohim kur të dalë në interpelancë.

Ngjela: Pak kanë përjashtuar. Ju personalisht e dini se çfarë është Parlamenti? Është sovraniteti i popullit atje. Vullneti i popullit nxjerr një mazhorancë që drejton Shqipërinë. Parlamenti nuk preket. Po të kishte ndodhur në një vend tjetër, masat do ishin më drastike. Si mund të pengosh ti punën e një Parlamenti. Kush i paguan këta të tërë që të bëjnë? Ose i bëjnë nga paaftësia. Unë di që ka ndodhur në perëndim me të majtët. Problemi këtu është i ngjashëm. A është koincidencë, unë nuk e di. Parlamenti është i shenjtë dhe nuk ndërpriten mbledhjet e një Parlamenti.