Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila është arrestuar më 11 shkurt të vitit 2021 për korrupsion, ka folur nga qelia e burgut. E etiketuar nga kryeministri Rama si “monstër”, ajo për herë të parë i ka kthyer përgjigje, duke thënë se nuk është e tillë dhe se do të kthehet më e fortë.
“Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë. Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet. Nëse do kthehem përsëri, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.
Më tej ajo është shprehur se “Po t’u kthehesha çështjeve të mia në gjykatë, do të merrja të njëjtat vendime”.