Me 11 shkurt 2023 ne mesdite opozita ka thirrur proteste ne Tirane kunder qeverise dhe Edi Rames ne lidhje me skandalin e takimeve te tij me ish agjentin e FBI-se qe po perballet me nje proces gjyqesor ne SHBA.
Njoftimi u be i ditur nga kryetari i PD, Sali Berisha pas takimit me kryesine e PD.
DEKLARATË E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA PAS MBLEDHJES SË KRYESISË
U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri.
Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti.
Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri.