Rama ul gjakërat me Albin Kurtin, poston foton e veçantë ku shihen të përqafuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sonte një foto shumë të veçantë, me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Ata janë takuar sot në mesditë, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Tiranë, te Pallati i Brigadave.

Në foto shihet Rama që i ka hedhur dorën në qafë kryeministrit të Kosovës, ndërsa ky i fundit ka bërë të njejtën gjë, duke i hedhur dorën në shpinë. Të dy shihen të qetë dhe të buzëqeshur, të gëzuar pranë njeri-tjetrit, ndërsa të gjithë sytë e të pranishmëve janë tek ata. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i sheh me admirim teksa qendron pas tyre.