Një këndvështrim i zymtë vjen nga ana e OKB në raport me shëndetin psikologjik të grave shqiptare për shkak të pandemisë. Covid-19 përveç faktit që trazoi rrjedhën e përditshmërisë, solli edhe rritjen e punës së papaguar të grave që njihen ndyshe si punët e shtëpisë.
Në bazë të një raporti të Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara tregohet se ndikimi psikologjik dhe ai në shëndetin mendor ka qenë edhe më i rëndë. Gjatë pandemisë, pesha e punës së papaguar shtëpiake u rrit në mënyrë drastike, me rreth 70%.
Dallimi është i dukshëm edhe në raport me burrat, ku mesa duket barra e punës së përditshme i ka rënë përsëri grave. Në fokus të raportit ishin Evropa Londore dhe Azia Qëndrore ku parqiteshin vendet me nivelet më të larta me shqetësime psikologjike. Në vend të parë pozicionohej Shqipëria me 69%, më pas Turqia me 54% dhe Kazakistani me 52%.
Në raport përmendet edhe fakti se barra e punëve të shtëpisë pengon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, gjë e cila ndikon tërthorzi në barazinë gjinore. Kjo pasi shpërndarja e punës së papaguar jep një idenë së gratë kanë më pak orë në javë që mund t’i kushtojnë punës me pagesë, në ndryshim nga koha që kanë burrat.