Vettingu ose e ashtëquajtura Reforma në Drejtësi është filteri për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Kjo reformë duhet të ishte zbatuar në dakortësi me ligjin, por ka ndodhur e kundërta. Në krye janë vendosur jerëz të paaftë nga ana profesionale dhe pa etike dhe integritet profesional.
Për të garantuar procesin e Vettingut erdhi edhe Calavera në muajin dhjetor të 2017 dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut dhe në fillim të muajit shkurt erdhën dhe anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët u përzgjodhën nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia.
Shefja e ONM-së u zotua se do të përmbushet misionin e saj por në fakt Calavera zgjodhi të mos reagonte përballë padrejtësive që u zhvilluan në Vetting. Zonja Calavera erdhi së shpëtim për Shqipërinë por në fakt solli një dështim të reformës në drejtësi.
Calavera vendosi në krye të këtij procesi individë të lidhur me krimin. Ajo ka qenë në dijeni të të gjithë parregullsive që kishin këta komisoner para se të zgjidheshin.