Kërkesa e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për mbrohjtje në gjendje të lirë është refuzuar ditën e sotme nga një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akyuzohen për krime në luftën e Kosovës, teksa kanë kërkuar që mbrojtja e tyre të bëhet në liri dhe të mos mbahen më në paraburgimin e Hagës.
Paneli i gjyqtarëve nuk i ka marrë në konsideratë argumentat e avokatëve, duke mbajtur haptazi të njëjtën linjë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou.
Gjithashtu ky panel nuk i ka besuar as Policisë së Kosovës, e cila ka marrë përsipër për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në lirim të përkohshëm.