Frika nga pandemia e Covid-19 ka bërë që e gjithë bota të paralizohet.
Udhëheqësit gjermanë kanë vendosur që masat e vendosura për parandalimin e koronavirusin të shtyhen deri më 18 prill.
Pas 11 orë bisedimesh kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e shteteve federale të vendit arritën këtë marrëveshje për parandalimin e valës së tretë të Covid-19.
Ata vendosën që gjatë festive të Pashkëve nga data 1 deri në 5 prill jeta publike dhe private të jetë në “bllokim” total.
Dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës, me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve që do të lejohen të hapen të shtunën më 3 prill.
Gjithashtu u është bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve dhe të respektojnë masat e vendosura kundër Covid-19.