Ne vitin 2017 parlamneti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë unanime 12 antarët e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit (KPK) dhe një ndër ta ishte Roland Ilia.
Kjo strukturë ishte e ardhmja e kombit ku çdo punonjës drejtësie do të kalonte në siten e 4 grupeve me nga 3 komisionerë të institucionit të Vettingut sic njihet nga shumica në popull.
Pozicioni për 12 komisionerët e Vettingut ishte përgjegjësi e madhe morale ,profesionale dhe ligjore për ta .
Nje prej detyrimeve ligjore për cdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i formularit të vetdeklarimit të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.
Sipas të dhënave shkresore zyrtare ne do të publikojmë një mega skandal në kupolen e sistemit të drejtësisë dhe pikërsht për komisionerin Roland Ilia.
Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qënë i punsuar si petagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër
Sipas dokumenteve të publikuara mësohet se Roland Ilia ka qenë i hetuar nga Prokuroria e Shkodrës në vitin 2010 dhe dy vite më vonë, në shkurt të 2012-ës, procedimi penal me nr.322 ndaj tij është pushuar nga po kjo prokurori.
Referuar këtyre dokumentëve rezulton se ndaj anëtarit aktual të KPK-së, 10 vite më parë ka pasur një hetim për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës.
Po ashtu ndaj Roland Ilia në 3 qershor të 2016-ës është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër bazuar materialit hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.
Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka fshehur në formularin e vetdeklarimit të pastërtisë së figurës, masën e sigurimit personal të dhënë ndaj tijë e cila është, Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore dhënë me vendimin nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.
Deklarimi në formularin e pastërtisë së figurës është në pikën 5 të këtij formulari ku rezulton se në formularin e pastërtisë së figurës së shtetasit Roland Ilia, nuk është përfshirë vendimi nr 145765125datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.
Bazuar në Kodin Penal Shqiptar , deklarimi i reme ose mosdeklarimi , ne formularin e vetdeklarimit te pastërtisë së figurës , përbën vepër penale dhe dënohet me burg.
Për komisionerin e KPK ka pasur jë masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” sikurse e tregon vendimi i pushimit të këtij procedimi marrë nga prokurorja Esmeralda Ndoci në dt.17.02.2017.