Ronaldo dhe Brozo kundër zikaltërve, merret vendimi për Asllanin. Ja formacionet zyrtare të Al Nasr-Inter

Interi do të luajë përballë Al Nasr në një duel miqësor në Osaka të Japonisë.

Skuadra arabe vjen pas një barazimi pa gola kundër PSG-së dy ditë më parë.

Zikaltërit kanë zgjidhur dilemën e portës me Stankoviç që do të nisë nga minuta e parë, ndërsa Asllani do ta startojë nga stoli.

Ndërkohë nga ana tjetër, për Al-Nasr do të jenë sërish titullarë Kristiano Ronaldo dhe Marselo Brozoviç.

FORMACIONET ZYRTARE:

AL NASR: Nauaf, Sulltan, Mado, Lajami, Tejes, Seko, Brozoviç, Gharib, Khalid, Taliska, Ronaldo.

Trajner: Luis Kastro

INTER: Stankoviç, Bisek, De Vraj, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Fratezi, Gosens, Lautaro, Korrea.

Trajner: Simone Inzagi