“SPAK” arrestoi Olti Bistrin e shefin e operacionales së Policisë së Shetit/ A do ta arrestojnë trafikantin Astrit Sallakun me detyrë ish shef i trafiqeve Gjirokastër?

Oltion Bistri i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit dhe SPAK pak ditë më parë është emëruar si Specalist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt.

Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda. Ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Por nuk është i vetëmi punonjës policie i cili është  përfshirë në aktivitet kriminal. Nëse i referohemi rastit aktual Astrit Sallaku me detyrë ish shef i trafiqeve Gjirokastër do të kuptojmë se cila është fytyra e vërtetë e policisë së shetit.

Astrit Sallaku  nga Durrësi, me detyrë ish shef i trafiqeve Gjirokastë nga viti 2018 deri në vitin 2022 e ktheu policinë e këtij qyteti në një organizatë kriminale. Astrit Sallakun  u përfshi në trafikim të qënieve njerzore dhe pikërisht atë të shtetasve  Sirian, trafik dreoge, pijeve alkolike etj.

Astrit Sallaku   dyshohet se është pronari i një sasie narkotike prej 400kg të kapur në Rodos të Greqisë. Ai gjithashtu ka trafikuar rreth  800 shtetas Sirian nga Gjirokastra  drejt qytetit të Kuksit dhe më tej në Europë.

Të gjitha këto  akte kriminale janë të dokumentuara nga SHISH, SHÇBA dhe “ASFALIA”  Greke.    Astrit Sallaku  është dhe pjesë e një grupi kriminal për të cilin do të shkruajmë në vijim.

Statistikat e policisë  së shetit  janë tregues të përfshirjes së Astrit Sallakut në  aktivitetin  kriminal të  trafikut të shtetasve Sirian.

 

Vijon…………..