Rrahu dhe e bëri për spital bashkëjetuesen, policia arreston 40 vjeçarin

Policia ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme 40 vjeçarin, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia bën me dije se përfundoi në pranga shtetasi me iniciale  S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili rrahu dhe e bëri për spital bashkëjetuesen, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.