Rrathët misteriozë janë shfaqur nëpër vende të ndryshme të botës, përgjatë dekadave të fundit. E, meqë nuk ka pasur dëshmitarë që ka parë njerëz duke i punuar këta rrathë, mirëpo ka pasur shumë të tjerë që janë bërë dëshmitarë të dritave vezulluese, që janë parë duke qëndruar pezull mbi këta rrathë, shumë njerëz kanë filluar të mendojnë që rrathët enigmatikë, në fakt, mund të jenë shenja treguese të ekzistencës së jashtëtokësorëve.
Ky, në fakt, është një pretendim shumë logjik për një numër të madh të hulumtuesve të dukurive paranormale, të cilët, duke e përjashtuar mundësinë që dora e njeriut t’i ketë krijuar këta rrathë, kanë thënë që rrathët jo vetëm se janë shenjë që jashtëtokësorët ekzistojnë, mirëpo tregojnë edhe sa preciz e të përparuar janë ata.