Rrëmbehet nëna shqiptare dhe djali i saj 3 vjeçar në Gjermani/ U futën me dhunë në një “Audi”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një grua dhe djali i saj tre vjeç janë rrëmbyer.

Mediat gjermane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bonit, fare pranë banesës. Bëhet me dije se është rrëmbyer Nasibe K. 34 vjeç dhe djali i saj, Ben 3-vjeç, të cilët janë rrëmbyer nga një “audi” i bardhë.

Dyshohet paraprakisht se gruaja dhe djali janë rrëmbyer për llogori të ish bashkëshortit Blerim K., 39-vjeç.

Policia shprehet se rrëmbimi ka qenë i planifikuar mirë. Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se një makinë tip “audi” ka ndaluar para 34 vjeçares dhe djalit dhe më pas nga makina kanë dalë dy gra të cilat me forcë i kanë futur në makinë.

Ish burri i Nasibes është një person i dhunshëm. Dhe dyshohet se ai ka planifikuar edhe pengmarrjen.

Policia po vijon hetimet në të gjithë zonat, me makinë, por edhe me dron.