Sipas ‘Reuters’, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në qytetin Jaroslaw, ku autobusi me dhjetëra ukrainas ka rënë në një kanal. Ky qytet është në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën.
Një zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, Oleh Nikolenko ka thënë se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.
Mediet e huaja raportojnë se autobusi po udhëtonte për në Ukrainë.