Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar mes Palestinës dhe Izraelit. SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia bënë të qartë të dyja vendeve se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje “nëse palët kërkojnë një armëpushim”, për t’i dhënë fund dhunës.
Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, bëri të ditur se po punon intesivisht në mënyrë diplomatike për t’i dhënë fund këtij konflikti.
“Numri i njerëzve të plagosur dhe të vrarë gjatë kësaj jave ka qenë shkatërrues. Mjerisht këto shifra ka të ngjarë të rriten” tha ajo ndër të tjera.
Ajo shpreh shqetësim për dhunën midis arabëve dhe hebrenjve në bashkësitë e përziera brenda Izraelit.
Thomas-Greenfield shpreh “alarmin” mbi sulmet ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të mbrojtur civilët, klinikat mjekësore dhe objektet e OKB.
Gjithashtu ajo i ka bërë thirrje Hamasit që të ndalojnë menjëherë sulmet me raketa.