Shembet Teatri, Kim hesht! Shemben banesat , Kim hesht! Rama shtyn gazetaren, Kim hesht! Berisha në foltore me Alibeaj, Kim bën namin

Nga Elona Caslli
1. Shembet Teatri Kombëtar në të gdhirë dhe tërhiqen zvarrë artistët dhe qytetarët dhe Yuri Kim hesht.
2. Shemben banesat e qytetarëve në të gdhirë dhe nëna me fëmijë e gra të moshuara mbyten me gaz lotsjellesës dhe Yuri Kim hesht.
3. Edi Rama shtyn përdhunshëm gazetaren se nuk kishte maskë, Yuri Kim hesht.
4. Erion Veliaj shantazhon me institucionet e drejtësisë Yuri Kim hesht.
5. Plas skandali i inceneratorëve Yuri Kim hesht.
6. Edi Rama pohon se raporti i DASH është një copy paste vit pas viti Yuri Kim hesht.
7. Edi Rama fyen publikisht Yurin duke e etiketuar si Sekretare Partie, Yuri qesh dhe thotë- What’s wrong with you Edi?!
8. Berisha dhe Albeaj gjenden përballë njëri-tjetrit në foltore, Yuri Kim bën namin.
Post Scriptum- Enough is enough Yuri! Nuk hamë bar.