Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në Mykonos në Greqi, ku ka humbur jetën një 27-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka ndodhur mes disa personave, ku më pas njëri ka qëlluar me thikë 27-vjeçarin, i cili nga plagët e marra ka humbur jetën.
Mësohet se sherri ka ndodhur për mosmarrëveshje parash, ku njëri i kishte borxh tjetrit. “Protothema” shkruan se edhe autori është gjithashtu shqiptar.
Policia e Mykonos po heton incidentin, ndërsa katër arrestime janë bërë deri më tani .