Sherr në Kadastër/ Drejtori konfliktohet fizikisht me një qytetar

Një incident ka ndodhur në Kadastrën e Vlorës këtë të Enjte.

Kreu i Hipotekës është konfliktuar fizikisht me një qytetar, pas një debati verbal për regjistrimin e një prone në bregdet.

Drejtuesi i Kadastrës dyshohet se nuk ka pranuar të regjistrojë pronën, duke pretenduar se është e paligjshme. Këtu sipas gazetarit ka nisur edhe debati mes palëve, ndërsa raportohet se ka pasur edhe përplasje fizike.

Nuk konfirmohet të jetë kryer kallëzim në polici lidhur me rastin.