Shifrat e fundit: Nuk ka asnjë viktimë nga Covid, por ka rritje të rasteve pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Janë bërë 3138 testime dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan. Një shifër në ngritje nëse e krahasojmë me dje, ku kishte vetëm 1 rast pozitiv.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.

Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (30 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3138

Testime totale            804,762

Raste pozitive             132,521

Raste të shëruara       130,009

Raste Aktive                  56

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          25

Shkodër       13

Elbasan        6

Durrës           5

Lezhë           3

Berat             2

Fier              1

Vlorë             1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.