Shija e hidhur e dystandartizimit të reformës në drejtësi

Reforma në drejtësi  nisi si një risi në të cilën do të kalonin në filtra të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit. Vetting doli jashtë pritshmërive duke na treguar dhe njëherë që askush nuk I bën derman reformës në dretësi, pasi të gjithë afrohen për të mbushur xhepat e tyre.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezultojnë të kenë një të kaluar të errët, pasuri të dyshimtë dhe lidhje me politikën, siç është rasti I komisionerit Olsi Komici. Kujtojmë se Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit.

Pra, njerëzit që  janë zgjedhur për të kaluar në filtër gjyqtarët dhe prokurorët, nuk i janë nënshtruar më parë një hetimi të tillë. Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi duket se ka lidhje të pastër me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu bashkëfshatar me Taulant Ballën. Logjikisht i bie që Komiçi të firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë të papëlqyer nga qeveria, apo që nuk janë të preferuarit e kryeministrit Rama.

Reforma në drejtësi po realizohet me dy standard pasi Komici, sipas mediave që kanë raportuar se Komici është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion. Në vitin 2009, në media është raportuar se prokuroria e ka dërguar në Gjykatë, dosjen për Olsi Komiçin dhe kjo e fundit e ka shpallur të pafajshëm.