Shkatërrohet rrjeti i madh i trafikut të kokainës në Greqi/ Ja kush ishte qëndronte në krye të grupit

Policia greke ka arritur të shkatërrojë një rrjet të madh të trafikut të kokainës në Mikonos, i drejtuar nga shhqiptari Gjergji Kapaj.

Gjatë operacionit të fshehtë u përdorën edhe dronët, ndërkohë që policia arriti të arrestojë 4 persona, si dhe sekuestroi armë, makina dhe lëndë narkotike. Hëtimet për grupin e trafikut të kokainës filluan në tetor të vitit të kaluar, pasi policia zbuloi se grupi e trafikonte drogën nga Holanda dhe më pas e shpërndante në Mikonos.

Kreu i grupit, Gjergji Kapaj, është një person shumë i njohur për autoritetet greke, pasi në vitin 2012 është arratisur nga spitali i birgut në Trikalla. Gjithashtu ai i ka shpëtuar edhe një atentati në vitin 2017. Në atentat mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.