Shpërthen Maliqi: Rusmali i KAS-it një mosmirnjohës, u kthye në origjinë

Kandidati koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, në zgjedhjet e 14 Majit, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish lidhur me procesin ankimor në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai akuzon anëtarin e këtij komisioni, Ilir Rusmaili, të cilin e etiketon si “Shoku Taras”, një personazh i Shqipërisë së viteve 1941, duke shtuar se ai u kthye në origjinën e tij, teksa i shërben plot entuziazëm partisë në pushtet.

“Rusmali i KAS-it na doli si shoku ‘Taras’ në 1941! Çdo vendim në emër të Partisë Komuniste kundër armiqve të popullit, kandidatëve të Opozitës.

Tarasi i vizituar, i kuruar, i emëruar edhe Ministër Drejtësie nga Doktori na doli me ‘virus korruptiv’ dhe mosmirënjohës ndaj kurimit dhe nderit që i bëri Doktori.

Urime shoku Taras u ktheve në origjinë.

Lexo edhe:

Çajup Rusmali ka persekutuar njerëz në kohën e xhaxhit.

Me dyqind ‘petrita’, komunist o lule, hapi Shqiperia historin e kuqe! Vitet iken tutje, ti u ngjite lart.

Nga KAS në Avokat i Popullit që e pret si nder për vendimet kundër Opozitës”, shprehet Lefter Maliqi.