Shpresë për vendet e varfëra/ Mbërrijnë vaksinat e para në Gana

Gana është bërë shteti i parë në botë që ka marrë vaksinat e para kundër Covid-19 nga programi i Covax.

Programi i Covax i organizuar nga OBSH synon të sigurojë shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra. Covax ka pë qëllim të shpërndajë rreth dy miliardë doza vaksinash në të gjithë botën.

Ditën e sotme 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca arritën në kryeqytetin e Ganës, Akra.

“Ardhja e vaksinave kundër COVID-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë”, u shpreh organizata.