Shqiptarët i rikthehen azilit. Në ndryshim nga muajt e kaluar kërksat për azil nga shqiptarët janë rritur e sidomos pas asaj që vendet e Bashkimit Europian lehtësuan kriteret e udhëtimeve drejt shteteve të tyre.Por duke theksuar një gjë e cila është vënë re këto kohë, vlerat e azilkërkueseve akoma nuk kanë kaluar vlerat e muajve para pandemisë.
Eurostat bën më dije që në muajin korrik kishte 735 kërkesa për azil nga shqiptarët, dhe me një rritje prej 24 % në krahasim me muajin e kaluar ( këto shifra janë vetëm për disa shtete pasi nuk janë deklaruar të gjitha për korrikun)
Ndërsa dy shtetet më të preferuara nga azilantët kanë rezultuar Franca me 650 kërkesa nga 270 që kishte në muajin e ardhshëm dhe Greqia me 165 kërkesa .