Si u lirua Dan Hutra, vrasës serial dhe hajdut banesash /A është Artur Metani bashkpuntori në krim ?

Dan Hutra, nga Shënmëria e Kukësit, është djali më i vogël nga tre djemtë e Riza dhe Mislije Hutrës. Të larguar nga Kukësi dhe me banim në zonën e Vaqarit që në moshën 21-vjeçare Hutra nisi problemet e para me drejtësinë. 

Ai u arrestua për tentativën e pengmarrjes së vjehrrës dhe kunatës ndërsa përgjatë viteve vjedhjet bënë që ai të hynte e të dilte nga qelitë e burgut deri në vitin 2007.

Ish-bashkëshortja e tij, Dafina Havalja, në atë kohë 22 vjeç,  u qëllua për vdekje. Pasi kreu krimin, Hutra u largua qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe marrë në telefon nënën e viktimës, të cilës i tha: “Rrofsh vet se Dafinën e kam mbyt”.

Në atë kohë, edhe pse vetëm 25 vjeç, Hutra u dënua me 24 vite heqje lirie por gjykimi i shkurtuar bëri që të dënohej me 16 vite burg.

Edhe pse më herët kishte pasur tentative arratisjeje nga burgu i Drenovës, Hutra u lirua në vitin 2021. Deri në vitin 2022 ai u përfshi në vjedhje banesash dhe dhunë në familje, kësaj here ndaj ish bashkëshortes së tij të dytë, Elena Hysa.

Dënimi i fundit ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Tiranës në 8 shkurt 2023. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj ish-partneres së tij.

Edhe pse më herët kishte pasur tentative arratisjeje nga burgu i Drenovës, Hutra u lirua në vitin 2021. Deri në vitin 2022 ai u përfshi në vjedhje banesash dhe dhunë në familje, kësaj here ndaj ish bashkëshortes së tij të dytë, Elena Hysa.

Dënimi i fundit ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Tiranës në 8 shkurt 2023. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj ish-partneres së tij.

Edhe pse me preçedentë të shumtë kriminal drejtësia ka qënë lehtë e manipulueshme për Dan Hutrën.

Kanë qënë gjyqtarët në Tiranë ata që e kanë danuar minimalisht Dan Hutrën të cilët me vendimet e tyre kanë marrë pjesë në krimin e kryer nga Dani.

Drejtësia në Durrës ka mbyllur sytë kundër një tjetër krimi ku Dan Hutra, ishte arrestuar nga policia por prokurorja Flora Rreka, e liroi atë edhe pse provat ishin bindëse dhe nga policia ishte kryer arrestimi në flagrancë.

PËRSE HESHT ARTUR METANI?

ILD duhet të sishte e para të merte masa kundër këtyre funksionarve të drejtësisë të cilët favorizuan në mënyrë të hapur Dan Hutrën pork y institucion është i pafuqishëm.

Krijimi i “ILD” kishte si qëllim kthimin e “Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia”, dhe ishte një nismë e cila u ndërrmor për pastrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët haptaz  shkelnin ligjet e Republikës së Shqipërisë, me qëllime përfitimi.

Institucioni i “ILD” mund të themi me plot bindjen se është dështimi i radhës së institucioneve të krijuara në kuadër të  reformës në drejtësi.

Nëse i referohemi faqes zyrtare të “ILD” Metani ka si moto në drejtimin e këtij institucioni “Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia”, por mesa duket drejtësia  e Metanit është një zhgënjim i radhës së publikut.

 

Por a e ka kthyer besimin e publikut tek drejtësia Artur Metani apo është peng I veprimeve të tija korruptive?

 

Nëse i referohemi rezultateve të  “ILD” ky institucion ka rreth një vit që ka kërkuar marrjen e një mase disiplinore për prokurorë dhe gjyqtarëve të cilët haptaz shkelnin ligjet.

Këta magjistrat gjasma hetohen nga Metani, por janë më vite që dosjet mbahen peng kur dihet botërsisht që keta magjistrat  janë të korruptuar. Vetëm metani nguron ti shohin.

Kërkesa e fundit e “ILD” drejtuar “KLGJ” ka qënë data 20 Prill 2022, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor me iniciativëtë ankuesit, ndaj magjistratit T.T., me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje disiplinore të kryera,në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi për të dënuarin A.G., i dënuar me burgim të përjetshëm.

Burime për infront,  informojnë se  kreu i “ILD” Artur Metani, rezulton se ka dalë në përgjime proçeduriale të SPAK-ut në një aferë korruptive.

Sipas burimit, në veprimet hetimore të kryera nga “SPAK” me metoda speciale të hetimit,  rezulton se i implikuar  në një aferë korruptive ka qënë dhe Kreu i “ILD”  Artur Metani.

Kreu i  “ILD” ka rënë në rrjetën e  përgjimeve të prokurorisë së posaçme dhe për këtë arsye ky institucion është kapur peng dhe nuk ka më asnjë rezultat në punën e tij që nga data 20 Prill 2022.

Nuk ka mjaftaur me kaq por nga informacionet që ka siguruar Infront,  keru i “ILD”ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në SPAK për të mos u arrestuar dhe për të mos filluar asnjë proçedim penal.

Nuk dihet ende se çfar ka ndodhur me hetimin kundër  kreut të “ILD”, por infront së shpejti do të publikoj përgjimet e Metanit dhe implikimin e tij korrupsion. Të cilat jo pak raste janë fshehur dhe nga SPAK.

Nga informacionet e marra nga Infront rezulton se SPAK-U e mban peng kreun e “ILD” Artur Metani dhe e komandon institucionin e pavarur të drejtësisë. Prokurorët e “SPAK” e shantazhojnë  Metanin nëpërmjet përgjimeve.

Artur Metani do të mbahet mënd për marrjen e masave ekstreme për videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Institucioni i “ILD” nuk mund të proçedoj dhe të marrë  masa të tjera për magjistratët pasi ka zënë kaps prej një viti, dhe është kthyer në një institucion në varsi të përgjimeve kompromentuese të Metanit.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të kësaj gjyqtareje për shkelje të rënda.

Në arsyetimin e kreut të ILD shkruhet se gjyqtarja Kapedani ka diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe për këtë arsye duhet të largohet nga detyra ndërkohë vet është i implikuar në korrupsion.

Pranë redaksisë së Infront ka mbrritur një video kompromentuese, të cilën do ta publikojmë në vijim. Në video ka prova se si një antar i “KLGJ” ndikon te kreu i “ILD” Artur Metani për favorizimin e një magjistrateje.

Antarit të  “KLGJ” i mbaron mandati pas 6 muajsh. Ai ka ndikuar  dhe  ka kryen rolin e  “brokerit” pranë kreut të “ILD” Artur Metani. Ndikimi është bërë  me të vetmin qëllim atë favorizimit të veprimeve kriminale të magjistratit.

Vijon………………..

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *