Konflikti mes dy gjyqtarve po pengon ecurinë normale të punës në gjykatën Administrative të Vlorës. Madje dy nga tre gjyqtarët e Gjykatës për shkak të marrëdhënies së trazuar mes tyre kanë ndërprerë komunikimin mes njëri tjetrit.
Situata e trazuar mes tyre ka degraduar edhe në sulm fizik, në grushta dhe fyerje të rënda.
Shkak është paaftesia dhe injoranca e gjyqtarit Ken Dhima, për të cilin vetëm pak kohë më parë ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoni shkarkimin e tij. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka filluar proçedurat për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit.
Dredhirat që nuk i shkojnë për shtat një gjyqtari kanë revoltuar jashtë mase gjyqtarin tjetër Bevis Shehaj i cili ka bërë padi në institucionet më të larta.
Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet në serverat e kësaj gjykate.
Gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim në vitin 2020 për të përjashtuar si gjyqtar kolegun e tij Ken Dhima nga një çështje gjyqësore për një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnjë, e më pas Ministria e Drejtësisë ka marrë një ankesë nga pala tjetër në konflikt kundër gjyqtarit Ken Dhima dhe ndaj tij ka hapur një hetim disiplinor.