Një rast për tu krahasuar është se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan vrapoi “ILD” për gjyqtaren Enkeleda Kapedani për faktin e tmerrshëm se si kjo gjyqtare ka hedhur disa video në Tik-Tok të cilat u komentuan gjërë e gjatë në rrjetet sociale.
“ILD” u bë pjesë e mediave sociale dhe vendosi të pezulloj nga detyra Gjyqtaren e Rrethit Gjyqësor Elbasan Enkeleda Kapedani e cila në fund të fundit nuk ka cënuar vendime gjyqësore me vidiot e hedura në Tik-Tok.
Ndërsa Gjyqtarja Pajtime Fetahu është kapur në flagrancë duke kercyer në mes të një trume me njerëz. Ajo ka vendosur të heq stresin e punës në një formë të pa dëgjuar më parë për njerëzit e drejtësisë. Pa komplekse, pa barriera dhe moskokëçarëse janë pamjet që na ofron imazhi i gjyqtares në videon që na ka ardhur në redaksinë tone. Ajo ndodhet pikërisht në lokalin e Suel Çelës, të cilin gjyqtarja e ka gjykuar më pare dhe të shtetasit Endri Copja të cilin e ka në gjykim familjarisht për të cilën do të shkruajmë në ditët në vijim.
In-front.org do tju tregoj me foto se si Gjyqtarja Pajtime Fetahu është e lidhur me Endri Copja dhe familjen e tij dhe nga ana tjetër aksesin e këtyre të fundit i kanë dhënë Gjyqtares Pajtime Fetahu në ambjentet e shtëpisë së tyre dhe në baret ku organizohen party të ndryshme si ai në bar Living Elbasan.
Në barrën e ndërgjegjies së saj Fetahu mbart padrejësitë që u ka shkaktuar qytetarëve të thjeshtë me vendimet e saj alogjike.
Një rast kriminal u transmetua në emsionin “stop” ku një qytetar i quajtur Petrit Hoxha është drejtuar në redaksinë sê “stop”, duke treguar, se ka mbaruar gjyqin për vitet e pensionit të gruas që në dhjetor 2020. Sipas tij, gjyqtarja Pajtime Fetahu nuk ka bërë zbardhjen e vendimit, në mënyrë që vendimi të shkojë te Sigurimet Shoqërore e kështu t’i lidhet pensioni.
Por “ILD” nuk ka marrë asnjë masë pasi nuk është i rëndësishëm se ka sorollatur qytetarët dhe mbi të gjitha një pensionist duke mos i dhënë të drejtën e cënuar, pra duket qartë se “ILD” ka lindur një institucion i kalbur dhe I korruptuar pasi meret me një video tiktoku e cila nuk ka dëmtuar drejtësinë dhe nuk meret me gjyqtaren Pajtime Fetahu e cila ka bërë shkelje të panumërta dhe e ka shkatërruar drejtësinë.
Në 22 janar të vitit 2008, Pajtime Fetahu ka marrë pjesë në mbylljen e një dosje me të pandehur pikërisht Suel Çelën, i akuzuar nga prokuroria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe më pas kapet duke kërcyer në ambjentet e Bar Living në pronësi të personave që ka pasur në gjykim Pajtime Fetahu.
Sërish “ILD” është e zënë me Tik Tok dhe jo me detyrën që I takon të merret duke marrë masa për gjyqtaren e cila është e lidhur me Krimin e Organizuar dhe duket qartë nga video e transmetuar më sipër.
Në vitin 2017, gjyqtare Pajtime Fetahu u kap në flagrancë nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.
Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët. Fetahu u pezullua nga detyra dhe më pas nuk është marrë asnjë mas administrative nga “ILD”
Një vit më pas, në 2018, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan denoncoi Pajtime Fetahun se kishte marrë dy vendime identike me sipërfaqe të ndryshme për pronën e saj. Sipas Dafine Pecit, gjyqtarja Pajtime Fetahu ka bërë dy vendime gjykate, në të njëjtën ditë, me të njëjtin numër dhe hektarët kanë ndryshuar.
Për këtë rast ka filluar hetimet dhe “SPAK” i cili I ka provat në dosje dhe nuk merr masa për këtë gjyqtare, nga “SPAK” është provuar në mënyrën më të plot dhe me akte Ekspertimi, që gjyqtarja Pajtime Fetahu ka falsifikuar vendimet e gjykatës dhe ka dhënë 350 hektar tokë në fshatin Gjinar në Elbasan një shtetasi i cili ka kryer krim në bashkpunim me gjyqtaren Pajtime Fetahu.
Sërish edhe pse ka prova akte Ekspertimi, që gjyqtarja Pajtime Fetahu ka falsifikuar vendimet e gjykatës dhe ka dhënë 350 hektar tokë në fshatin Gjinar në Elbasan, nga “ILD” nuk ka nisur asnjë hetimsepse nuk është aspak i rëndësishëm sa Tik-Tok-u i Gjyqtares Kapedani.