SKANDAL/ Komisionerja Etleda Çiftja bëhet njësh me botën e krimit në KPK

Vettingu duhet të ishte një ndarje me thikë brendapërbrenda të sistemit të drejtësie, ku kush është i përzier në krime duhet të largohet dhe duhet të japi llogari për krimet që ka bërë dhe kush kalon testin duhet të shërbejë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Por askush nuk po respekton ligjet dhe procesin e Vettingut, pasi një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe komisionerëve janë të korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit, siç është rasti i Komisioneres Etleda Çiftja.

Komisionerja Etleda Çiftja përveçëse një studente në kufijtë e ngeljes në universitet, ka dhe lidhje personale dhe familjare me botën e krimit. Është turp ta quash komisionere Etleda Çiften pasi ajo është thjesht një marionetë e krimit të organizuar, të vëllezërit “Xhihani”, të cilët janë subjekt i ligjit Antimafia. Vëllezërit e përdorin lodrën e tyre për t’i mbrojtur me prezencën e saj. Etleda Çiftja për vetë lidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL.

Duket qartë se procesi i Vettingut është jo transparent dhe korruptiv si nga ana e komisionerëve dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse Vettingu me të vërtetë do të ishte një proces i ndershëm dhe i pastër, atëherë komisioneret si Etleda Çiftja, nuk do të gjykonin në KPK por do flakeshin jashtë dyerve të Vettingut ose do të gjendeshin mbrapa hekurave.