Skandal / Kompania Erzeni krim me qumshtin dhe kosin, hajduti Nikolin Jaka i jep çmim për besnikëri

Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Hajdutët e parave publike me mashtruesit me produktet e bulmetit i japin çmime njëri-tjetrit.

Disa ditë më parë, gati në fshehtësi, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i arrestuar dhe dënuar për korrupsion, i ka dhënë kompanisë mashtruese ‘Erzeni’, çmimin “Kompania më besnike ndaj konsumatorit në Shqipëri”.

Çmimi iu dorëzua drejtorit ekzekutiv, Erzen Begaj, i cili pati guximin të mbante edhe një fjalim.

Jemi krenarë për këtë çmim pasi është fryt i 30 viteve punë intensive, e bërë me përshkutim, dashuri dhe respekt për konsumatorin. Fermerët shqiptarë, me shumë mund dhe përkushtim, arrijnë të plotësojnë nevojat për qumësht të freskët, në mënyrë që konsumatorët të përfitojnë produkte sa më cilësore dhe të sigurta“, tha Begaj.

Po si qëndron e vërteta? Nikolin Jaka, i dënuar për korrupsion, bashkë me kompaninë Erzeni dhe kompani të tjera, lobuan në mënyrë të errët disa muaj më parë tek deputeti Eduard Shalsi dhe deputetë të tjerë, për të mos pranuar propozimin e Ministrisë së Financave për një taksë 100 lekë për kilogram për qumështin pluhur.

Pronarët e fabrikave të qumështit, që i prezantojnë produktet e tyre si natyrale, u ngritën në këmbë dhe nisin lobimin korruptiv për ta tërhequr këtë taksë. Atyre iu bashkua edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i arrestuar më parë për korrupsion dhe që sot përlan tenderat publikë me anë të një kompanie që e ka kaluar në emrin e bashkëshortes.

Dhe ata ia arritën qëllimit. Propozimi u tërhoq. Për skandalin reagoi Erion Braçe, i cili denoncoi tërheqjen e qeverisë nga taksa si dhe akuzoi kompanitë për mashtrim.

Braçe shkroi se “Ne Komisionin e Ekonomisë kemi nisur shqyrtimin e tij; Po aty, bëmë një dëgjesë me fabrikat e përpunimit të qumështit. Për herë të parë dëgjova të pohonin se ata përdorin qumësht pluhur në produktet e tyre, por deri në 2 %. Dhe vetëm 2 %, nëse do të vendosej taksa për qumështin pluhur, do të rritej çmimi për produktet e tyre!!! Aty u tha se qumështi pluhur ishte në kartën teknologjike dhe me etikete të miratuar nga AKU! Pra, këta përdorin qumësht pluhur dhe duhet ta kenë të shkruar në etiketë.! Urdhëroni; Shihni etiketën e këtij qumështi dhe këtij kosi! Këtu thuhet: Prodhuar me qumësht të freskët nga fermat më të mira. Qumësht të freskët, jo qumësht pluhur. Pra këta e përdorin qumështin pluhur, por në etikete nuk e thonë asnjëherë”.

Nga verifikimet zbuluam se një nga këto kompani që mashtron me produktet është kompania ‘Erzeni’. Jo vetëm qumësht pluhur, por kompania Erzeni hedh në nënproduktet eedhe vaj palme, duke mashtruar me etikekat. Organet ligjzbatuese mund ta verifikojnë lehtësisht krimin ndaj shëndetit të qytetarëve.

Nga analizat labotorike, ka rezultuar se gjalpi Erzeni dhe gjjalpi Erzeni i tretur kanë rezultuar me përbërje 5 deri në 50 për qind me vaj palme, një krim ky kundër njerëzimit. Megjithatë, Nikolin Jaka i jep çmimin “Kompania më besnike ndaj konsumatorit në Shqipëri”.

Kompania Erzeni, por edhe kompania Gjirofarma dhe subjeke të tjera, duhet të rrethohen me shirit krimi nga AKU, policia dhe prokuria, Nikolin Jaka u jep çmime.