Një hetim i nisur muaj më parë në prokurorinë e Posaçme SPAK, për veprimet abuzimeve dhe korruptive të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe oligargut të betonit, Pëllumb Salillari, është stopuar në rrethana të mistershme.
Çështja penale me Nr. XXX, çuditërisht është ndaluar së hetuari ndërsa kallëzimi i 120 banorëve të fshatit Lumas, vijon të qëndrojë si një patate e nxehtë në dorën e një prokurori të sektorit kundër Korrupsioknit dhe Krimit Ekonomik në SPAK.
Hetimi prej një viti i nisur me shumë vrull nga SPAK, habitshëm është stopuar për shkak të kunjukturave politike të Partisë Sociliste dhe kunjukturave të vetë oligarkut Pëllumb Salillari.
Ky i fundit mësohet se është njeriu që ka futur rrethin e tij miqësor të prokurorëve dhe gjyqtarëve, po ashtu dhe politikanëve tek prokurori i çështjes me qëllim ndaljen e hetimeve dhe pushimin e plotë të dosjes të depozituar nga banorët e fshatit.
Salillari po ndjek çdo lloj strategjie, dinakërie dhelparake, për të shpëtuar veten dhe kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, me të cilin ka rënë dakord për të ndarë paratë e tenderit 4.2 miliard lekë, se medemek do ndërtojë një ujësjellës për disa fshatra në Kuçovë.
Sot banorët e Lumasit, në cilësinë e personave kallëzues kërkojnë marjen në pyetje nga SPAK, por për shkak se kjo prokurori ka ndalur veprimet hetimore, asnjë prej tyre nuk është marë në pyetje. Ndikimi i Salillarit dhe ofertat e tij financiare, po japin deri diku rezultat.
Të dhënat e siguruara dhe prania e disa fotografive tregojnë qartë përçapjen e Pëllumb Salillarit, në vrapimin e tij për të mbyllur sa më parë këtë çështje.
Madje oligarku i Betonit ka rënë në rrjetën e përgjimeve parandaluese të Shërbimit Informativ Shtetëror,(SHISH), i cili ka pasur në survejim disa personazhe të lidhur me veprimtarinë e krimit të organizuar.
Pikërisht në këto përgjime ka dalë dhe afera Salillari, i cili dukshëm dhe me zë ka kërkuar të ndikojë në mënyrë të paligjshme të prokurori i çështjes, që po ndjek hetimet për tenderin e bashkisë Kuçovë.
Më pas janë me dhjetëra persona të cilët janë kontaktuar nga Salillari dhe në vende të ndryshme në kryeqytet, janë takuar dhe u është kërkuar ndikimi criminal tek prokurori i çështjes.
Në këto takime, të zhvilluara dhe afër banesës së tij që ndodhet në afërsi të “Kopshtit Zoologjik” në Tiranë, është vërejtur se Salillari takon individë që kanë njohje dhe miqësi me prokurorin e çështjes.
Salillari që dikur punonte në linjën e Urbanit, Kuçovë-Berat, sot ka guximin të ofrojë shifra astronomike që shkojnë deri në 500 mijë euro, vetëm për tëg mbyllur një kallëzim penal të iniciuar nga një grupim banorësh të një komuniteti qytetarësh.
Kjo shifër e majme që për Salillarin e sotëm dhe jo të djeshëm, nuk është asnjë gjë, i ofrohet pikërisht një prokurori të SPAK, që detyra e tij është vetëm të hetojë dhe të çojë para drejtësisë këdo që ka shkelur ligjin në këtë aferëf korruptivë dhe të pisët.
Prokurori i çështjes, duhet të mos tundohet dhe ti qëndrojë larg takimeve kompromentuese që favorizojnë oligargun Pëllumb Salillari dhe kryebashkiakun, Kreshnik Hajdari.
Prokurori është një subjekt që paguhet shumë mirë, nga taksat e qytetarëve dhe një person që është betuar mbi kushtetutë e para presidentit të vendit, Ilir Meta, se do çojë në bankën e të akuzuarve këdo individ dhe zyrtar që ka shkelur ligjin.
Salillari, nga një faturino e xhepist urbani, u kthye një ndërtues rrugësh dhe fasadash pallatesh të projektit qeveritar për rilindjen urbane. Por nga përgjimet e vëzhgimet e SHISH, çuditërisht është konstatuar se Salillari ka pësuar një metamorfozë, duke u shndëruar dhe hequr së fundmi si pronar i prokurorisë së posaçme SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Këto dy struktura inteligjente të ngritura me aq mund dhe buxhet financiar nga miqtë tanë Amerikanë, habitshëm tërhiqen për hunde nga një “pinok”, si Pëllumb Salillari. Oligarku, nuk ka lënë njeri pa takuar dhe future tek prokurori i çështjes dhe oficerët e BKH.
Këta njerës të drejtësisë që aq shumë shqiptarët i paguajnë dhe kanë besimin maksimal të Ambasadës Amerikane dhe Europiane në Tiranë, habitshëm pranojnë të dëgjojnë kërkesat kriminale dhe ofertat e Pëllumb Salillarit, për të mbyllur dosjen.
A thua sikur Salillari të jetë beu dhe drejtuesi i SPAK, ndërsa Arben Kraja dhe 17 prokurorët në atë institucion kanë çelësat e kashtës.
Një nga takimet e oligarkut Salillari është monitoruar pikërisht në kodrat ne “Liqenit Artificial”, ku si në kohërat e luftës së ftohtë, Salillari duke vrapuar në natyrë premton ofiqet për prokurorin e SPAK-ut.
Gjithçka është e dokumentuar dhe vëzhguar. Prokurori i SPAK, ende nuk ka gëlltitur çorbën e prishur të ofruar nga Salillari, por thjesht ka stopuar hetimin, duke mos i dhënë zgjidhje këtij problemi që prek interesin publik tek banorët e fshatit Lumas dhe taksapaguesitg shqiptarë.
Sot ka ardhur koha për të goditur të keqen ballë për ballë dhe jo për të flirtuar me lekët që Salillari i fiton nga tenderat korruptivë. Nga sot nuk do flasim vetëm për këtë çështje që Salillari ka futur hundën e tij në SPAK, por edhe për një çështje tjetër penale që flet për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të biznesmenit Rruzhdij Hoxha, ku në letrat e prokurorisë së Tiranës, çuditërisht shfaqet dhe emri i Pëllumb Salillarit.
Ky emër shfaqet, po me të njëjtën natyre dhe karakter edhe në letrat e SHISH, duke u dokumentuar si personazh që ndikon në mënyrë kriminale në SPAK dhe në çdo institucion shtetëror, për të shpëtuar veten e tij dhe kryebashkiakun, Kreshnik Hajdari.
Salillari është kthyer në një model shumë të keq dhe me plot gojë në një sekser në dyert e SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë, ndaj që sot është koha për tij thënë “JO” çdo oferte dhe ofiçi që vjen nga ky personazh kontravers.
Banorët e Lumasit, që janë kthyer në bllokadën e Salillarit dhe në mbrojtjen e vlerave natyrore që ka kanioni i Sinecit, kanë kallëzzuar në SPAK, “pinokun” Pëllumb Salillari, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ish-ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, dhe drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj.
Po kështu në listën e personave të kallëzuar për batërdinë e shkatuar në kanionin e Sinecit, janë dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë paraqitur kompanitë pjesëmarëse në këtë tender, që më pas u deklarua dhe shpall fitues kompania “Salillari”.