SKANDAL/ Përse nuk arrestojnë kriminelin Kotro

Kristaq Kotro u bë i njohur për bllokimin e vajit të palmës në shqipëri në të cilën ishte tretur kokainë. Por si qëndron e vërteta e Kotros në të gjithë këtë histori dhe përse nuk është arrestuar ai akoma por u paraqit vetëm si dëshmitar?

Në analizë të provave rezulton se ngarkesa e kontinierit me 52 fuçi vaj palme është përgatitur në Kolumbi. Gjithashtu, Brenda fuçive me vaj palme është e fshehur në formë të shkrirë dhe një sasi e madhe kokaine e cila sipas aktit të ekspertimit kimik të kryer nga autoritetet belge, ka rezultuar se në përmbajtjen e mostrave objekt ekspertimi, përqindja e kokainës ka variuar nga 3%, 4% deri në 8%, lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila në total arrinte vlerën 200 kg kokainë. Kushedi se sa e sa herë do të ketë porositur Kotro vaj palme me kokainë të shkrirë, me kë bashkëpunon Kotro dhe se ku i ka ivestuar ai paratë e pista?

Në momentin që kontenieri CARU 400253/0 dërgohet në portin e Antverpit, dhe për të mbuluar gjurmët  e tij, krimineli Kristaq Kotro ka dërguar shoferin që të marrë ngarkesën e porositur.

Kotro ka ditur të luajë rolet dhe sigurisht të mbrohet me anë të shoferit që kishte dërguar, Dhimitros Harizaj, ky i fund i dënuar, pasi gjykata korruptohet shumë lehtë nga kriminelë si Kotro që ia hedhin paq.

Kjo ngjarje është një turp dhe njollë e zezë për drejtësinë shqiptare për sa kohë që krimineli Kotro të endet i lirë.