Një ngjarje e pamenduar ka ndodhur në Angli. Një gardiane burgu në Addiewell u kap mat duke u puthur fshehurazi me një të burgosur.
Pamjet i nxorri vetë i riu që vuante dënimin. Duke fshehur telefonin në parvazin e dritares dhe e ktheu me drejtim nga dera hyrëse. Pas pak, aty futet gardiania e burgut. I riu, e tërheq brenda dhomës dhe shkëmben disa puthje e më pas gardiania largohet.
Sipas burimeve, gardiania, rreth të 20-ave është detyruar nga i riu për puthjet, megjithatë, këto pretendime ende nuk janë konfirmuar. Pasi u bë publik incidenti ajo është larguar nga puna dhe është e shqetësuar për karrierën e saj në polici.